fbpx

Aksident i rëndë në Shëngjin, e lënduar një grua

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident të frikshëm të ndodhur vetëm para pak minutave në Shëngjin.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.