Aksident i rëndë në Shijak, ka viktima

Një aksident shumë i rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Shijak. Sipas informacioneve paraprake aksidenti me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Gjepalaj të Shijakut.

Mësohet se janë përplasur dy automjete njëra me tjetrën.

Si pasojë ka mbetur i vdekur njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tjetër. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital.  Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.