fbpx

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 52-vjeçarin me biçikletë

Policia e Shtetit ka njoftuar pak më parë se një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 17:25, tek “kthesa e Kamzës”, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.