fbpx

Aksident i rëndë, përplasen 200 makina, plagosen dhjetëra persona…

Një aksident tejet i rëndë ditën e  djeshme në një autostradë në periferi të qytetit kanadez të Montrealit.

Në aksident janë përfshirë 200 makina dhe janë plagosur 70 persona disa prej tyre janë në gjendje kritike.

“Pothuajse çdo automjet që ishte në ato momente në autostradë është përfshirë në ‘aksidentin zinxhiror’, ka thënë zëdhënësi i policisë Michelle Moore.

Në aksident fillimisht është përfshirë një minibus dhe një kamion.

Automjetet janë përplasur njëra pas tjetrës dhe disa prej tyre kanë përfunduar jashtë rrugës.

Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, tha në një konferencë shtypi se aksidenti ishte shkaktuar nga një ndërprerje që në Autostradën 15 dhe për shkak të motit të keq.

“Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta… dhe, papritmas, nuk mund të shikonin asgjë. Rruga do mbetet e mbyllur për pak kohë”, tha ai.