Aksident i rëndë, po ktheheshin nga dasma e vajzës, humb jetën babai

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kalabri të Italisë pasi ka humbur jetën një shqiptar. Sipas mediave italiane viktima është një 65-vjeçar shqiptar, i cili humbi jetën teksa po kthehej nga dasma e vajzës së tij.

Raportohet se makina tip ‘Fiat Punto’ me të cilën ai po udhëtonte bashkë me gruan dhe vajzën e tij tjetër, u përplas me një mjet tip ‘Golf’ , duke humbur jetën kështu në vend 65-vjeçari shqiptar.  Emri i tij nuk dihet ende.

Por familja shqiptare nga gëzimi i dasmës, tashmë ka hapur dyer e mortit.