Aksident i rëndë, po shkonte të mbushte ujë, përplaset rëndë e moshuara

Në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit – Divjakë ka ndodhur një aksident dhe si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një 60-vjeçare e cila po kalonte rrugën.

Ka qenë një fuorsitradë tip ‘Nisan’ me targa AA 473 JC që ka përplasur gruan pranë fshatit Mertish. E plagosura është Liri Ndoni e cila është dërguar me urgjencë në spital. Thuhet se e moshuara po tentonte të kalonte rrugën për të mbushur ujë në momentin që e ka përplasur makina.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie.