Aksident i rëndë/ Polici përplas me makinë të miturin

1587036990_makijna.jpg

Një aksident ka ndodhur 3 ditë më parë në Valias të Kamzës, aksident i cili fatmirësisht ka rezultuar pa pasojë për jetën një aksident

Patrulla e policisë ka aksidentuar një fëmijë. I mituri me inicialet K.B është nën kujdesin e mjekeve, ndërsa po trajtohet në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga hetimi ka rezultuar se efektivi i policisë nuk ka qenë i dehur sipas testit të alkoolit me drager por shpejtësia dhe pakujdesia kanë shkaktuar aksidentin.

I mituri K.B është dërguar në spital me makinën e policisë ndërsa për disa orë efektivi T.Gjonpalaj është shoqëruar në komisariat dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303