fbpx

Aksident i rëndë pranë Thumanës/ Plagosen burrë e grua, detajet e para

800-0-60ab4eae1d20b.jpg

Një aksident ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Thumanës, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar. Dy të plagosurit janë një burrë e një grua.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Çifti i të plagosurve është dërguar për mjekim në spital, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303