Aksident i rëndë që në mëngjes, ka të plagosur

makina-dhe-motori.jpg

Një aksident është regjistruar sot në Kuçovë, ku një makinë u përplas me një motoçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi Kuçovë.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.V, duke drejtuar mjetin tip Golf është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë janë dëmtuar shoferi i motoçikletës dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303