Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i ‘TEG’-ut, Fiati ‘fluturon’ në ajër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG, në dalje të Tiranës.

Një automjet tip ‘Fiat Punto’ ka dalë jashtë rrugës për shkak të shpejtësisë së lartë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të gjetur shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Në redaksinë e ‘Real News’ ka ardhur një video që tregon momentin kur automjeti i aksidentuar po merret nga karrotreci. (real-news.tv)