Aksident i rëndë, vdes një 25- vjeçar

aksident-4.jpg

Pasditen e sotme një 25- vjeçar nga Korça ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Vlorë. Sipas policisë i riu, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugë.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303