fbpx

Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës

168c28c6-a844-4a60-8a37-12fca5b69151.jpg

Një aksident i shumëfishtë por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur  pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës , teksa mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 4  makina.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303