Aksident i tetëfishtë në Fushë-Kosovë, plagosen 7 persona

2ca22f12fe87a6e6037af233bc52681b_L.jpg

Shtatë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti zinxhir në Fushë-Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:25, ndërsa në përplasje janë përfshirë 8 mjete. Aksidenti ka ndodhur në autostradën e Kosvës, nga Fushë-Kosova në drejtim të Sllatinës.

Lajmin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës, e cila thotë se si pasojë e aksidentit të shumëfishtë janë plagosur shtatë persona.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303