fbpx

Aksident i tmerrshëm/ Makina përplaset me murin, 3 në gjendje kritike, 2 prej tyre nga një familje…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Tre persona janë plagosur rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Laç.

Makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar tre personat që mbetën të lënduar rëndë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur anësor.

Të plagosurit janë  Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda që kanë pësuar gjendja e tyre është kritike.

Ata janë transportuar me urgjence në spital. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303