fbpx

Aksident/ Makinat bëhen copë tek ambasada italiane

86cefe9f-policia-shqiptare-1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se janë përplasur fortë dy makina duke pësuar dëme të mëdha materiale.Në aksident janë pëfshirë një makinë tip BMW dhe një tjetër tip “Skoda”. Kjo e fundit për pak është futur në brendësi të sporteleve të ambasadës italiane për shkak të përplasjes. Mësohet  nga policia se paraprakisht bëhet fjalë për një të lënduar, drejtuesi i automjetit tip “Skoda”, i cili ka mbetur brenda saj duke pritut ndihmën e parë.Nga pamjet e siguruara duket se përplasja ka qenë e fortë dhe dy makinat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në rrugë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303