fbpx

Aksident masiv, 4 mjetet bëhen copash

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme. Katër makinat e ëprfshirë janë shkatërruar plotësisht, por për fat të mirë drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të ndodhur ditën e sotme.

Sipas Hartës Dixhitale të Aksidenteve Rrugore, në vendin e quajtur Mapei në Shijak, mjeti tip “Audi” me targa AA898TJ me drejtues Gramoz Meminaj, mjeti tip “Ford” me targa AA926YJ, drejtues Ylli Veizaj, mjeti tip “Benz” me targa AA371MR me drejtuese Suzana Aga dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 599 UD me drejtues Altin Vrapin janë përplasur me njëri-tjetrin.