fbpx

Aksident masiv te ish-Kompleksi ‘Dinamo’, përplasen 7 makina

auto_au21556311013.jpg

Një aksident masiv ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-Kompleksit ‘Dinamo’.

Bëhet me dije se 7 automjete janë përplasur me njëri tjetrin, duke shkaktuar kështu shumë dëme materiale.

Nga ana tjetër, fatmirësisht raportohet të mos ketë asnjë të plagosur.

Mësohet se njëri prej automjeteve është bërë shkak për përplasjen e 6 të tjerëve.

Gjithsesi, në aksident janë përfshirë 3 ‘Audi’, 1 BMW, 1 Toyota dhe 1 Benz.

Sipas syri.net, 2 ‘Audi’ janë përplasur kokë më kokë, ku në tentativë për të shmangur përplasjen, ka goditur automjetet e tjera të parkuara./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303