fbpx

Aksident me pasojë vdekjen në rrugët e vendit, detaje tronditëse

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit mbrëmjen e sotme.  Një person ka humbur jetën dhe viktima i cili nuk është identifikuar gjendet ende i shtrirë në rrugë, ndërkohë që policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

“Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.