fbpx

Aksident me pasojë vdekjen në rrugët e vendit

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugët e vendit. Një burrë i cili po lëvizte me biçikletë nga Laçi në drejtim të superstradës është go.ditur nga një trajler.

Nga përplasja e fortë, viktima ka marre pl.agë të rënda duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F.,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut  dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.