Aksident me vdekje në Krujë/ 31-vjeçarja përplas këmbësorin

unnamed-12-2.jpg

Një aksident me vdekje raportohet në aksin Fushë Krujë-Kamëz, këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit, Qereke.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bën të ditur se një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303