fbpx

Aksident me vdekje në vend, humb jetën një 68-vjeçar

Aksident me vdekje te shkalla e Tujanit. Humb jetën një 68-vjeçar.

“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.