Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë, në aksin Orikum -Dukat.

Një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Përmes një informacioni paraprak, policia njofton se “rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale të arrestimit të tij”.

Lër një koment