fbpx

Aksident në aksin Berat-Poliçan, një person i plagosur rëndë

urgjenca.jpg

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë. Dy mjete një furgon tip “Benz” me targa AA 462 AM dhe një automjet tip “Honda” me targa AA 259 FT janë përplasur me njëri tjetrin. Për pasojë, ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda. Ai ka përfunduar në kanal ndërsa mjeti tjetër është përmbysur si pasojë e impaktit.Zjarrfikësit ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga mjeti i dëmtuar ndërsa mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira. Drejtuesi i mjetit Honda ka humbur kontrollin ndërsa shkonte në drejtim të Beratit, kurse mjeti tip furgon po udhëtonte në drejtim të Poliçanit.Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Beratit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303