fbpx

Aksident në aksin Rrogozhinë-Kavajë, plagoset rëndë këmbësori

aksident-4.jpg

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një makinë pasditen e së martës në rrugën Rrogozhinë-Kavajë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lekaj, rreth orës 17:30.

Personi i plagosur ishte duke kaluar nga rruga dytësore në autostradë e më pas në anën tjetër të saj kur është përplasur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *