Aksident në aksin Shkodër-Koplik, vdes 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

Drejtuesi i mjetit Adrian Hysenaj, 50 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi ka qenë duke udhëtuar kur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në afërsi, të fshatit Shtoj.

Ende nuk janë të qarta arsyet e aksidentit, por dyshimet paraprake të policisë janë se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak, në momentin e ngjarjes.

Lër një koment