Aksident në autostradën e Levanit, shkak ngricat

Screenshot_12-4.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit

Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Cakranit’ në autostradën Levan-Tepelenë.

Automjeti tip Benz me targa AA560NV është përplasur me një tjetër mjet me targa greke.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak mendohet të jenë ngricat në rrugë për shkak të motit të ftohtë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303