fbpx

Aksident në Bypass-in e Fierit, ‘shkërmoqen’ makinat, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bypassin e Fierit. Bëhet me dije se një person ka mbetur i lënduar.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën në zonën e quajtur ‘Dermena’.

Aksidenti ka ndodhur në Bypassin e sapo inaguruar të Fierit, i cili u hap për qarkullimin e automjeteve disa ditë më parë dhe ku shpejtësia e lejuar është deri në 120 km/h.