fbpx

Aksident në Ersekë, plagosen 4 persona

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën të ditur se si pasojë e aksidentit dyshohet të kenë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime nga policia thonë se janë përplasur dy automjete. Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.