Aksident në Fier, makina me targa greke përplas biçikletën

auto_bicikleta_aksidentuar1469634626.jpg

Një aksident automobilistik është shënuar sot në qytetin e Fierit.

Mësohet se, një person teksa po udhëtonte me biçikletën e tij, është përplasur nga një makinë.

Aksidenti është shënuar në lagjen 15 tetori pranë një shkolle.

Ndërkohë bëhet e ditur se qytetari me biçikletë ka qenë në rrugën kryesore, kur është përplasur në asfaltin e rrugës nga një mjet tip “Opel “me targa greke.

Nuk dihet ende identiteti, i plagosuri është dërguar  në spitalin e Fierit  për të  marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihet, po policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (real-news.tv)

scroll to top