fbpx

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

policia-naten-653x365-600x335.jpg

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku dy të rinj kanë mbetur të lënduar. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në Kamerras dhe dy të rinjtë janë të moshave 19 dhe 25 vjeç. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku transportoi dy të rinjtë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303