Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës Besnik Masha ka mbetur i plagosur rëndë.
Masha është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i fugonit është ndaluar nga policia.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.