Aksident në Fushë-Krujë, tre të plagosur lehtë

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në afërsi të Thumanës, në Fushë-Krujë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë, 3 persona.

Ata janë dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.