Aksident në Lezhë/ Motoçikleta përplaset me ‘Benz’-in, dy të plagosur

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një aksident ndodhi të hënën në hyrje të qytetit të Lezhës. Një motoçikletë u përplas me një mjet tip “Benz”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur një djali me nënën e tij, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303