fbpx

Aksident në Lushnjë, makina përmbyset në rrugë, plagoset shoferi

aksident-policia.jpg

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë.

Një automjet tip “Ford” me targa AA 743 BK është përplasur me trafikndarësen dhe është përmbysur në rrugë.

Shoferi i mjetit, shtetasi Shkëlqim Xhija, 31 vjeç nga Cërriku ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar.

Xhija ishte tregtar ambulant dhe po shkonte në punë kur ka ndodhur aksidenti.

Përmbysja e makinës në autostradë ka shkaktuar trafik dhe ngarkesë në rrugë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *