fbpx

Aksident në qendër të Tiranës/Autobusi përplas të miturin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një i mitur që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga autobusi në afërsi të sheshit “Skënderbej”, përkatësisht në rrugën “Dedë Gjo Luli”.

Djaloshi 17-vjecar është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore nga përplasja e fortë.

Njoftimi i plotë:

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.