Aksident në Tiranë, makina përplas 50 vjeçarin

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Një 50-vjeçar është plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur përpara Ministrisë së Kulturës ku një makinë ka përplasur një 50-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Si pasojë e përplasjes 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për ndihmën e parë mjekësore në spital.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303