Aksident në Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e Policisë, ka të plagosur…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se autobusi i Tiranës së Re është përplasur me një makinë policie dhe si pasojë kanë mbetur të lënduara tre pasagjere.

3 pasagjeret që ndodheshin në urban janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda, duke marrë parasysh numrin e lartë të pasagjerëve, që përdorin transportin publik në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës  “Tirana  e Re”, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.