Aksident në Vlorë, humb jetën 70-vjeçari

Foto ilustruese

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Vlorës, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike”, pranë stacionit të trenit të qytetit. Një automjet tip BMW, me targë AA 708 OU, ka përplasur këmbësorin e moshuar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale O. I., është shoqëruar në komisariat.

Lër një koment