fbpx

Aksident në Vlorë, përplaset nga makina 55-vjeçari, policia jep detajet

ambulanca.png

Një aksident me pasojë plagosjen e një 55-vjeçari ka nodhur këtë të martë në Vlorë rreth orësa 22:00.

Nuk dihet ende shkaku dhe gjendja e 55-vjeçarit, i cili u plagos nga një 26-vjeçare duke drejtuar automjetin tip “Audi” .

“Sot, rreth orës 22:00, në lagjen “24 Maji”, shtetasja S. B., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, sipas policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303