Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me pjesët anësore të saj. Për pasojë mjeti ka marrë dëmtime, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia nga reshjet e mëngjesit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e saj.
Advertisement