fbpx

Aksident tragjik, humb jetën 34-vjeçari, detajet e para…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë një 34-vjeçar me inicialet I.D., ka humbur jetën. 34-vjeçari ka qenë duke udhëtuar i vetëm në momentin e aksidentit.

Njoftimi:

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.