fbpx

Aksident tragjik, humb jetën vajza e re, ambulanca 40 minuta me vonesë…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në Vorë ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën 30-vjeçarja me iniciale E.D.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qëndruar për 40 minuta në vendin e ngjarjes, deri sa ka mbërritur ambulanca, ndërsa efektivët e policisë kanë mbërritur pas sinjalizimit. E reja udhëtonte e vetme në momentin kur ka ndodhur aksidenti, shkaku i të cilit nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303