fbpx

Aksident tragjik në Vlorë-Fier, ka të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku thuhet se një person ka humbur jetën.

Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Ambulanca dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.