TË FUNDIT

Aksident tragjik që në mëngjes, vdesin 3 persona, dyshohet se…

Një aksident rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Raportohet se tragjedia ka ndodhur në fshatin Raçë ku kanë dhënë shpirt 3 persona.

Telegrafi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili vetëm konfirmoi aksidentin, mirëpo pa dhënë detaje lidhur me këtë rast. “Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj.

Ndërkaq, sipas medias lokale ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetase shqiptarë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat