fbpx

Aksident tragjik, vdes nëna e tre fëmijëve

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë të quajtur Vignola, në Itali.

Si pasojë e një aksidenti tragjik ka humbur jetën një grua shqiptare.

Sipas mediave italiane, shqiptarja që ka ndërruar jetë është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeç, nënë e tre fëmijëve.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes makina e shqiptares ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.