fbpx

Aksident tragjik,autobusi përplaset me kamionin, 21 të vdekur

7A25A48D-F6EA-4C41-8D38-98FAF63BFB9D.jpeg

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së një autobusi me turistë me një kamion në jug të Meksikës, njoftuan zyrtarët.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në qytetin bregetar Veracruz, ku pas përplasjes me kamionin, autobusi është rrotulluar në pozitën në të cilën janë bllokuar dyert dalëse, ndërsa më pas ka marrë flakë, tha Roberto Hernandez, drejtori i Mbrojtjes Civile në Veracruz.

Ai tha se të gjithë 21 viktimat janë nga turistët që ndodheshin brenda në autobus.

Hernandez po ashtu njoftoi se personat e lënduar janë shtruar në spitalet në afërsi për trajtim, por tha se ndihen të shqetësuar nga rritja e mundshme e numrit të të vdekurve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303