fbpx

Aksidenti dhe akuzat/ Mira Kazhani, fjalë të ashpra Berishës. Tregon historinë tronditëse

4071468643caa6e3f0840301606f7d5e_L.jpg

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, ka reaguar  për herë të parë pas aksidentit në autostradë ku mbeti i plagosur një i ri. Kazhani i përgjigjet sulmeve të Berishës duke zbuluar edhe historinë tronditëse të të aksidentuarit i cili nuk figuron i regjistruar as në gjendjen civile.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, enë të qetë në darkë për mua. Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime. E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht.

Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qej, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar. Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik! Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi. Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje et më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie. Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303