fbpx

Aksidenti i Ministrit Ahmetaj, Kryeministri Rama reagon për herë të parë

Kreu i qeverisë Edi Rama ëhstë pyetur sot nga gazetarët për aksidentin e Ministrit Arben Ahmetaj teksa ishte në një makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri.

Rama nuk pranoi që të komentonte konkretisht aksidentin në fjalë, duke thënë se nuk është detyra e tij që të merret me procedurat e koncensioneve apo PPP-ve, dhe e vetmja gjë që kishte sipas tij rëndësi, është fakti i investimit që është një nga më modernët.

“Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund ‘tiu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija, unë shoh vetëm rezultatin.

Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar, pasi ka standarde të nivelit 1, nuk janë fare punët e mija procedurat”, u shpreh Rama.

Vijon…