fbpx

Aksidenti i tmerrshëm, aksidentohet për vdekje 8-vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e vendit. Një fëmijë i moshës 8 vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Jubë, në Durrës.

Mësohet se një 66-vjeçar me furgon ka përplasur për vdekje pasditen e sotme të miturin, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale Q.N, dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.