Aksidenti mbrëmjen e djeshme në Korçë, ndërron jetën 17-vjeçarja në Spitalin e Traumës

aksident-11.jpg

Mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçarja e lënduara e aksidentit të rëndë mbrëmjen e djeshme në fshatin Plasë të Korçës.

Joana Elmasllari u dërgua në gjendje të rëndë drejt Tiranës ditën e djeshme, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë sot.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete tip “Toyota” dhe “Renault” janë goditur fort dhe për pasojë kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

scroll to top